Monday, November 21, 2011

‘Rost-bif’ në mënyrë angleze


Nevojiten (për 6 persona):

* 1 kg kofshë mështjerre
* rozmarinë
* një thelb hudhër
* 5 lugë vaj
* supë
* kripë të trashë deti
* piper kokrra


Përgatitja

1. Furra nxehet në 220 shkallë. Mishi fërkohet me një grusht kripë të trashë të përzier me disa kokrra piper. Mishi lidhet me spango kuzhine dhe me disa degë rozmarine.

2. Në tenxhere nxehen 2 lugë vaj, qitet mishi dhe fërgohet njësoj në të gjitha anët. Tenxherja futet në furrë dhe piqet rreth 25 minuta. Pas 15 minutave, ulet temperatura në 200 shkallë. Nxirret mishi, mbështillet me foli alumini dhe lihet të qëndrojë për 5-10 minuta.

3. Salcës së krijuar nga pjekja i shtohen 2-3 lugë supë. Në tenxhere të veçantë nxehet vaji tjetër me hudhrën e përgjysmuar. Kur të skuqet, nxirret dhe i shtohet rozmarina e prerë imët dhe salca. Para se të shërbehet, nxirret mishi nga folia, i hiqet spanga, pritet në copë të sheshta dhe shërbehet me salcën e përgatitur dhe me qepë të reja të pjekura në furrë.

Këshillë: Ky lloj mishi mund të shërbehet me patate të skuqura ose me ndonjë shtesë sipas dëshirës.

1 comment:

  1. Ahаa, its pleаsant dіsсussіon on
    the tоpic of this aгticle at thіѕ рlace at thіs webpage,
    I have rеaԁ аll that, so now me alѕo commentіng heге.


    Feel free to surf tο mу ωеbsite: flopofthepops.blogspot.co.uk

    ReplyDelete