Sunday, September 25, 2011

Çokollatë e ëmbël dhe aromatike


Nevojiten (për 8 persona):
* 300 g çokollatë zezë për gatim
* 1 filxhan i vogël kafe e fortë e zezë
* 5 vezë
* 3 lugë sheqer vanilje
* 125 g ajkë e ftohur
* 50 g sheqer

Përgatitja:
Çokollata copëtohet, bashkë me kafenë shkrihet në avull, hiqet nga zjarri. Të bardhat e vezëve ndahen dhe lihen anash, ndërsa të verdhat miksohen me sheqerin e vaniljes, bëhen një shkumë. Nga të bardhat dhe sheqeri i miksuar bëhet shkuma. Ajka e ftohur miksohet, bëhet një krem i fortë.
Të verdhat e rrahura të vezëve qiten në masën e çokollatës dhe përzihen mirë, i shtohet edhe kremi dhe, para se të forcohet, shpejt dhe me themel kjo masë përzihet mirë, që të homogjenizohet.
Kujdesshëm i shtohet edhe shkuma e të bardhave të vesë. Masa e fituar qitet në qese që shërben për zbukurim dhe e tëra shtrydhet nëpër gota.
Para se të shërbehet, gotat duhet të mbahen së paku 3 orë në frigorifer.

No comments:

Post a Comment