Sunday, September 25, 2011

Biftek lope me rrush


Për 4 persona:
* 4 biftekë lope
* 3 kokë qepë
* 300 gr kokrra rrush të zi
* 200 ml verë e bardhë
* 200 ml ujë
* vaj, kripë dhe piper i zi

Përgatitja:
I grijmë qepë e i skuqim në vaj. Sipër biftekut hedhim kripë, grijmë piper ë zi dhe i pjekim në skarë. Pastaj, biftekun e pjekur i vëmë në tiganin me qepë. Kokrrat e rrushit
të zi i presim përgjysmë dhe i hedhim në tigan. Hedhim kripë dhe grijmë piper të zi, Pastaj, në tigan e hedhim verën e bardhë dhe ujin. Tiganin e mbulojmë me kapak dhe e lëmë biftekun të kaurdiset 20 minuta.
Në tigan tjetër në zjarr hedhim orizin e zier. Qepët i presim në copa të pjerrëta dhe i shtojmë në tigan. Hedhim kripë dhe grijmë piper të zi.
Me lugë sitë nxjerrim biftekun nga tigani dhe i rendisim shkallë-shkallë në pjatën për servirje. Sipër i servirim kokrrat e rrushit. Në dy skajet e pjatës e servirim orizin me qepët. Sipër biftekut të lopës me rrush hedhim nga salca në të cilën përgatiteshin.
Zbukurojmë me feta domateje.

No comments:

Post a Comment