Friday, January 14, 2011

Trahana

Për 1 kg miell duhen:

2 gota qumësht, gjalpë 2 lugë gjelle, 1 lugë gjelle kripë.

Sitet mielli, hapet një gropë në mes dhe hidhet gjalpë i shkrirë pak por jo i djegur, qumësht dhe kripë.

Duke filluar nga mesi e përziejmë brumin duke mos e gatuar shumë por të përzihet aq sa të mos pijë krejt miellin, brumë i fortë dhe i shkriftë. Sipër e spërkatim me miell, e mbulojmë dhe e lemë të vijë për 2-3 ditë.

Pastaj e kapim copa dhe e lemë të thahet pak dhe e shkoqim me dorë, e kalojmë në sitë të rrallë e thajmë përsëri. Ruhet në vende të thata pa lagështi e te freskëta.

Në tenxhere shkrijmë gjalpin, hedhim trahanane dhe e skuqim lehtë, hedhim ujin e nxehtë, e përziejmë që të mos bëhet kokrra, shtojmë djathë të thërrmuar ose shëllirë dhe e lëmë të ziej për 10 minuta. Serviret e ngrohtë.

No comments:

Post a Comment