Friday, January 14, 2011

Reçel qershie

Në një enë hidhet sheqeri, ujë, lëngu i qershive dhe mbasi zihen 8-10 min shtohen qershitë, lihen sa të marrin një valë dhe ftohen. Pastaj qershitë kullohen. Shurupi vihet të ziejë, aq sa po të hedhim një pikë në pjatë ajo të ruaj formën.

E heqim shurupin nga zjarri dhe hedhim qershitë. I lëmë të ziejnë përsëri në zjarr të ngadaltë derisa në sipërfaqe të dalë shkumë. Hedhim pak limontoz që të mos sheqeroset dhe e heqim nga zjarri.

Lihet të ftohet në enën ku u përgatit dhe pastaj hidhet në enë të pastër. Ruhet në vend të freskët pa lagështirë. Si aromë mund t′i hidhet vanilje, gjethe barbaroze, ose mund të lihet me aromën e vet, të qershisë.

Reçeli me qershi mund të përgatitet dhe ndryshe: Në qershitë e pastruara hidhet sheqeri, sasia e ujit dhe lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë derisa të bëhet gati me 1 ose 2 ndërprerje, por shumë amvisa me përvojë mund ta përgatisin reçelin në këtë mënyrë edhe pa e ndërprerë zierjen. Për 1 kg qershi duhet 800-1000 g sheqer dhe 1/2 gotë ujë.

No comments:

Post a Comment