Nevojiten:
* 4 speca të gjelbër
* 100 gr djathë
* 2 copë salsiçe të tymosura
* 2 thelpinj hudhër
* 2 copë djathë i shkrirë
* kripë dhe piper i zi
* 100 gr djathë
* 2 copë salsiçe të tymosura
* 2 thelpinj hudhër
* 2 copë djathë i shkrirë
* kripë dhe piper i zi
Gatimi:
Në një enë të madhe e të thellë e grijmë djathin dhe e shtojmë djathin e shkrirë. Salsiçet i presim në kube dhe i shtojmë në enë. E përziejmë masën me lugë drurë, derisa të bashkohet.
Specave ua largojmë bishtat dhe farat. Me lugë kafeje, specat i mbushim me përmbajtjen nga ena e madhe. Me dorëzën e lugës së drurit e shtypim përmbajtjen në spec, që të mos mbeten pjesë të zbrazëta.
Specat e mbushura i rendisim në pjatë dhe i lëmë të qëndrojnë derisa të forcohet përmbajtja përbrenda.
Domatet i presim në feta të holla dhe i rendisim shkallë-shkallë në pjatë. Specat e mbushura i presim në feta. Fetat e specave i rendisim mbi fetat e domateve në pjatën për servirje.
Disa ullinj të mbushur i presim në rrathë të holla me të cilat e zbukurojmë pjatën për servirje.
No comments:
Post a Comment