Tuesday, March 13, 2012

Krepa


Nevojiten:

* 2-3 të verdha veze
* pak kripë
* 2 gota uji miell
* 1 litër qumësht
* çokollatë e shkrirë
* lajthi
* arra
* 2 lugë gjelle gjalpë

Gatimi:
Si fillim përgatisim brumin e krepës. Rrahim të verdhat e vezëve në një tas të thellë, shtojmë miellin dhe i përziejmë. Ndërkohë, hedhim qumështin pak e nga pak derisa të na bëhet një masë e hollë kremoze, pa harruar të hedhim edhe kripën. Vendosim tiganin e sheshtë në zjarr me një majë luge gjalpë.

Pasi ngrohet tigani, marrim sa një gjysmë gote uji përzierjen e brumit dhe e shpërndajmë në tigan me lugë. Brumi i krepit lihet rreth një minutë nga njëra anë dhe e kthejmë nga ana tjetër. Në mënyrë të tillë veprojmë për gjithë masën e brumit. Pasi ftohen, i hedhim përbërësit e tjerë dhe e mbyllim në formën e një trekëndëshi, duke i hedhim sipër pluhur sheqeri dhe çokollatë të shkrirë. Duhet të keni parasysh që bajamet, arrat dhe lajthitë të jenë të grira hollë.

Si mbushje të krepave mund të përdorni edhe reçel qershie.

Për ta servirur mund të përdorni dredhëza të paprera dhe banane.

No comments:

Post a Comment