Wednesday, February 22, 2012

Gullash hungarez me mish lope


Nevojiten:

* 750 gr tul lope nga shpatulla
* 3 kokë qepë
* 2 speca jeshil të freskët
* 1 lugë piper i kuq
* 1 lugë margarinë e shkrirë
* 2-3 lugë uthull
* 100 ml verë e kuqe
* vaj, kripë dhe piper i zi

Gatimi:

E presim mishin në copë, e kripim dhe grijmë mbi të piper të zi.
Qepët i presim në gjysmërrathë dhe i skuqim në tenxhere me margarinën e shkrirë. Hedhim kripë dhe grijmë piper të zi. Pasi zbutet qepa, në tenxhere e hedhim piperin e kuq dhe uthullën.

Specat i presim në copë dhe i shtojmë në tenxhere. I shtojmë edhe copët e mishit. Hedhim 300 ml ujë dhe e mbulojmë tenxheren me kapak. Pasi avullon lëngu, në tenxhere e hedhim verën e kuqe. Pas kaurdisjes së shkurtër, e heqim tenxheren nga zjarri.

Në pjatën për servirje i vëmë copët e patateve të ziera. Marrim nga gjella dhe vëmë në pjatën për servirje. Zbukurojmë me degë majdanozi.

No comments:

Post a Comment