Monday, January 9, 2012

Xhem nga lëvorja e portokallit


Nevojiten:

* lëvorja e portokajve prej 3 kilogramësh
* 1 kg sheqer
* 2,5 di ujë

Gatimi:
Portokajtë lahen mirë dhe qërohen. Lëvores i pritet gjysma e shtresës së bardhë dhe lihet në ujë për 4-5 ditë. Uji ndërrohet për çdo ditë.

Pas këtij veprimi lëvorja prehet në rriska. Nga sheqeri e uji zihet shurupi, në këtë shurup qiten rriskat e lëvores dhe lihet të ziejë 30 minuta. Masa e nxehtë derdhet në kavanoza dhe mbyllet mirë.

Vërejtje: Në të njëjtën mënyrë përgatitet edhe xhemi nga lëvorja e limonit.

No comments:

Post a Comment