Monday, January 9, 2012

Seks dieta heq kilogramët


Sforconi dëshirën seksuale dhe humbni kilogramët e tepërt njëkohësisht. Tingëllon tepër mirë për të qenë e vërtetë, mirëpo kjo dietë e paramenduar posaçërisht vërtet do t’ju ndihmojë të humbni disa kilogramë dhe të forconi libidon.

Kjo dietë me pak kalori, është e balancuar mirë me vitamina esenciale dhe minerale, siç janë zinku, omega 3, yndyrat, vitamina B3, mangani dhe arginina, të gjithëve u është e njohur që “ngre” nivelin e hormoneve seksuale. Me kalimin e viteve, niveli i hormoneve seksuale (estrogjenit për femrat edhe i testosteronit për meshkujt) ulet dhe kjo ndikon në numrin e spermatozoideve, në thatësinë e vagjinës dhe në libido. Këto ndryshime hormonale mund të ndikojnë edhe në energjinë tuaj, pastaj në metabolizëm, por nëse trupi ju ndryshon dhe keni filluar të shtoni peshë, gjëja më e fundit që do t’ju shkojë në mendje është që me partnerin “të luani” nën çarçaf. Kjo dietë do t’ju ndihmojë që të zgjoni dëshirën seksuale dhe të humbni kilogramët njëkohësisht. Ajo mund të ndihmojë edhe te menopauza dhe te shtimi i plleshmërisë.


Çka duhet të hani e çka jo?

Lajme të këqija
Patjetër duhet të hiqni dorë nga ushqimi “junk” (fast fond), sepse është shumë i yndyrshëm, nga kripa, sheqeri dhe aditivët, sepse të gjitha këto ndikojnë në humorin tuaj, në libido dhe heq nga trupi juaj vitaminat dhe mineralet e nevojshme për shëndetin. Mirëpo, mos u brengosni, kjo nuk do të thotë se patjetër do të duhet të kaloni orë të tëra mbi shporet. Racioni i shëndosh është i mundshëm të përgatitet edhe për disa minuta. Alkooli është edhe një gjë që duhet eliminuar. Jo vetëm se janë ato kalori të panevojshme, por te meshkujt mund të jetë shkak për ejakulim të hershëm dhe disfunksion ereksioni.

Lajm i mirë
Shumë, shumë seks! Nuk ka lidhje në çfarë jete seksuale kënaqeni, qofshin ato vetëm puthje apo prekje ose poza seksi aventuriere, afshi është pjesë e kësaj dite. Të gjithë artikujt në të ngrenë gatishmërinë seksuale, kështu që do të kënaqeni në më shumë seks, me ç’gjë shpejt do t’i digjni kaloritë.

Kafjalli
Kafjalli është i rëndomtë. Një pjatë të vogël me “corn flakes” tërshëre “corn integral flakes” (pa sheqer) me qumësht pa mazë ose me jogurt të payndyrshëm. Mund t’i shtoni pemë të grira ose pemë të përziera me formë arrash. Kafjalli i këtillë do të nxisë metabolizmin tuaj dhe do t’i sigurojë trupit vitaminat dhe mineralet e nevojshme.
Për vikend kafjallin kalojeni së bashku në shtrat, apo uluni pranë tavolinës dhe kënaquni me kafjall të zgjatur dhe relaksues. Për vikend mundeni t’ia lejoni vetes një kafjall diç “më të fortë”. Omëletë me kërpudha ose me perime (spec dhe domate të vogla) dhe simite integrale.

Mes-kafjalli
Gjatë ditës rekomandohen deri në tre mes-kafjalle, por racioni nuk bën të jetë më i madh se shuplaka juaj. Djathë i freskët pa yndyrë, flegra pa yndyrë nga soja, një copë proshute, mish pule ose mish gjeldeti, pemë të freskëta, perime të freskëta, pemë që kanë formën e arrës dhe farëra, jogurt me pak yndyrë, një filxhan supe perimesh pa yndyrë.


DITA E PARË
Dreka. 2 copave buke integrale u hidhni domate nga konserva të prera imët, djathë “mozzorela” me perime sipas dëshirës ose proshutë pa dhjam. Bukën piqeni në furrë shporeti.
Darka. Në pak vaj fërgoni disa copë soje, pak lulelakër, karota (Dancus karota), presh dhe një grusht kikiriki. Shtoni mëlmesa sipas dëshirës dhe konsumoni me shpageta integrale.

DITA E DYTË
Dreka. Sallatë e ngrohtë nga shpargu me arra dhe me vezë të ziera. Zieni dy patate të madhësisë të mesme, zieni në avull 5 – 10 minuta stap shpargu (hiqni pjesën e fortë poshtme) lani spinaqin e freskët dhe, nëse keni, disa rrepanë. Qëroni dhe preni patatet në pjesë të mëdha, grini shpargun dhe vëni në rrepanë të prerë në formë rrethi. Të gjithë përbërësit përzieni bashkë me vaj ulliri, pak uthull, pak lëng limoni, një lugë senf, kripë dhe piper.
Darka. Salmon të tymosur me shtesë të patates së re të zier dhe bizele.

DITA E TRETË
Dreka. Mish të grirë viçi i pjekur në prush me sallatë (të gjelbër ose të perimeve sezonale).
Darka. Supe nga lulelakra.

DITA E KATËRT 
Dreka. Oriz ngjyrë gështenje me perime të fërguara (kunguj, patëllxhanë, karota, speca apo bizele).
Darka. Mish i pjekur pule me karotë të zierë dhe me misër të ëmbël.

DITA E PESTË
Dreka. Dy patate të madhësisë mesatare të paqëruara, të prera përgjysmë dhe të pjekura në furrë shporeti (pa vaj), pak djathë të freskët dhe peshk toni nga konserva.
Darka. Sallatë nga radhiqja (Cichorium intybus) spinaq të gjelbër dhe domate të vogla me një fetë djathi.

DITA E GJASHTË
Dreka. Lulelakër e pjekur. Zieni lulelakrën. Përgatitni pak salcë “beshameli” (në pak vaj fërgoni miellin integral, shtoni qumësht pa mazë, kripë dhe piper, përzieni derisa të valojnë. “Beshameli” nuk bën të jetë i trashë (i dendur) por as i hollë). Lulelakrën vëni në enë rezistuese nga zjarri, qitni sipër salcën e “beshamelit” dhe bluani pak djathë. Piqni në furrë. Konsumoni me sallatë ose me domate të freskët.
Darka. Sallatë nga avokadoja dhe dy simite integrale. Sallatën përgatiteni në atë mënyrë që një avokodo e qëroni dhe e preni në rrathë të hollë, preni një spec të kuq, një domate dhe një qepë të kuqe (sipas dëshirës). Sallatës i hidhni kripë, piper, vaj ulliri dhe uthull.

DITA E SHTATË
Dreka. Mish pule me mëlmesa mediterane dhe limon, dy lugë të plota pire (pa gjalpë dhe me qumësht pa mazë), sallatë e gjelbër.

Darka. Dy pallaçinka nga mielli integral të mbushura me perime të fërguara dhe disa pjesë mishi pule të pjekur.
Vërejtje: Bën të hani vetëm një pjatë për drekë apo darkë (një pjatë supë, një copë mish, një pjatë sallatë ose oriz me perime...).

/Telegrafi/

No comments:

Post a Comment