Sunday, December 4, 2011

Sallatë me avokado, rrepka dhe spinaq të freskët


Për 4 persona nevojiten:

* 1 avokado e madhe
* 225 gr. gjethe spinaqi të freskët
* 115 gr. domate të vogla
* 50 gr. rrepka, të prera hollë
* 4 qepë të njoma, të prera në feta të holla
* 1/2 h kastravec
* Lëngu i një limoni

Për salcën nevojiten:
* 115 gr. djathë i butë
* 2 lugë të vogla mustardë
* pak piper
* 1/2 lugë të vogël uthull të bardhë
* 3 lugë supe qumësht
* Kripë e piper
* Rrepka dhe degë erëzash të ndryshme për garniturë

Gatimi:
1. Qëroni avokadon, hiqeni bërthamën dhe ndajeni në feta. Vendosini në një pjatancë, hidhni lëngun e limonit dhe lërini mënjanë.

2. Vendosni në një tas gjethet e spinaqit, të lara e të thara. Ndajini në mes domatet e vogla dhe hidhini në tasin me spinaq, së bashku me qepët e njoma, kastravecin e prerë në feta të trasha dhe rrepkat e ndara në feta.

3. Për të bërë salcën hidhni në blender të gjitha lëndët e nevojshme që përmenden më lart dhe grijini për 30 sekonda derisa të bëhen pure. Zbrazeni në një tas të vogël dhe përdorni për garniturë rrepka dhe degë erëzash të ndryshme

4. Hidhni në pjatancën me avokado masën me spinaq që keni në tas dhe servireni. Salca serviret e veçuar nga sallata.

No comments:

Post a Comment