Sunday, December 4, 2011

Dieta me mollë: Për 7 ditë - 3 kilogramë më pa

Molla, falë përbërësve që ka, krijon ndjenjën e ngopjes, por mund ta konsumoni në variante të ndryshme, p.sh. pite me mollë, marmelatë, mirëpo efekt të mrekullueshëm në shëndetin e organizmit ka edhe uthulla e mollës.


Dieta me mollë është regjim i shkëlqyeshëm i ushqimit për ata të cilët dëshirojnë t’i eliminojnë shtresat yndyrore për vetëm disa ditë. Nëse edhe për ju linja e përsosur e trupit aktualisht është një ndër prioritetet më të rëndësishme, ju këshillojmë që menjëherë të shkoni në treg dhe të blini këtë pemë. Në të vërtetë, molla, falë përbërëseve që ka, krijon ndjenjën e ngopjes, ndërkaq mund të konsumohet edhe në variante të ndryshme., p.sh. pite me mollë, marmelatë, mirëpo efekt të shkëlqyeshëm në shëndetin e organizmit ka edhe uthulla e mollës, e cila do t’ju shërbejë për përgatitje të sallatave.

Këshilla për menynë:

Dita e parë
Për kafjall hani një copë pite me mollë dhe pini jogurt pa yndyrë. Për racionin kryesor do të mjaftojnë një copë mish pule, sallatë e gjelbër dhe një fetë bukë integrale. Para se të shkoni në gjumë – një gotë qumësht, një fetë buke të zezë dhe sallatë. Midis racioneve hani mollë.

Dita e dytë
Ditën fillojeni me lëng molle, ose me qumësht. Për drekë hani mish sipas dëshirës, perime të pjekura dhe një fetë bukë integrale. Para se të shkoni në gjumë - një flegër peshku bakalaro dhe patate e zier. Në mes të racioneve hani mollë.

Dita e tretë
Për racion të parë hani një fetë buke integrale të lyer me marmelatë molle. Mishin e pulës apo të gjeldetit të pjekur në vaj ulliri përgatiteni për drekë. Si shtojcë përgatitin ndonjë sallatë të gjelbër. Për darkë hani pite apo çips nga molla.

1 comment: