Përbërësit:
* 300 g gjizë
* 300 g djathë i butë
* 300 g biskota të thërrmuara
* 70-80 g gjalpë
* 200 g sheqer
* 70 g miell
* 4 kokrra vezë
* 70 g krem qumështi
* 2 mango
* pak kanellë
* pak çokollatë të grirë
* pak kripë
* 300 g djathë i butë
* 300 g biskota të thërrmuara
* 70-80 g gjalpë
* 200 g sheqer
* 70 g miell
* 4 kokrra vezë
* 70 g krem qumështi
* 2 mango
* pak kanellë
* pak çokollatë të grirë
* pak kripë
Gatimi
1. Shkrijeni gjalpin dhe përziejeni me biskotat e thërrmuara derisa të formohet një masë homogjene. Mbulojeni formën e kekut me letër vaji.
2. Shtroni mbi të masën me biskota dhe vendoseni formën në frigorifer.
3. Në një tas përzieni djathin, gjizën, miellin, sheqerin, vezët, kremin e qumështit, derisa të përftohet një masë e shkrifët.
4. Hidheni këtë masë në formën që përgatitët më sipër dhe vendoseni në furrë. Piqeni për 15 min në temperaturën 180°C. Më pas uleni gradimin në 100-110°C. Vazhdoni pjekjen edhe për 40 minuta akoma.
5. Pasi ta nxirrni ëmbëlsirën nga furra, lëreni të ftohet dhe hiqeni nga forma.
6. Pastrojini mangot, pritini në feta të holla dhe duke i renditur bukur mbi njëra-tjetrën, mbuloni me to sipërfaqen e kekut.
7. Pudroseni gatimin me pak çokollatë të grirë.
No comments:
Post a Comment