Friday, November 4, 2011

Sallatë me makarona


Për 6 persona nevojiten:

Për sallatën: 
* 240 gr. makarona kërmilli
* 1 /4 filxhan çaji ullinj të prerë më katërsh
* 1/2 filxhan çaji kastravec të prerë në kubikë
* 1 domate mesatare të prerë në kubikë të mëdhenj
* 1/4 filxhan çaji qepë të njoma të prera hollë
* 2 lugë kafeje rigon
* 1/4 filxhan çaji majdanoz të prerë hollë
* 3/4 filxhan çaji fasule konservë
* 1/3 filxhan çaji djathë të bardhë në copa të vogla


Për salcën: 
* 1/4 filxhan çaji lëng limoni
* 1/3 filxhan çaji vaj ulliri
* 1 thelb hudhër të grirë
* kripë e piper

Gatimi
1. Zieni makaronat në një tenxhere me ujë të valuar dhe kripë. Në vazhdim kullojini, shpëlajini me ujë të ftohtë dhe hidhini në tenxheren ku i ziet.

2. Në një tas të madh përzieni të gjitha lëndët e nevojshme për sallatën. Shtoni makaronat dhe vendoseni sallatën në një pjatancë të gjerë.

3. Hidhni lëndët për salcë në një vazo të vogël qelqi me kapak. Tundeni mirë vazon derisa të lidhet vaji me limonin.

4. Hidheni këtë salcë mbi sallatë dhe përzieni që të përhapet kudo.

5. Ndajeni sallatën në 6 tasa dhe shërbejeni.

No comments:

Post a Comment