Tuesday, November 1, 2011

Pulë me birrë


Për 4-5 persona nevojiten:
* 1 pulë të madhe
* 1 shishe birrë
* 1 qepë të prerë hollë
* ½ filxhan çaji majdanoz të prerë hollë
* 1 lugë kafeje rigon
* vaj e kripë e piper

Përgatitja
1. Lajmë pulën dhe e ndajmë në racione të mëdha. Në një tenxhere të madhe hedhim vaj dhe e lëmë të nxehet. Hedhim në tenxhere pulën dhe e lëmë të skuqet, së bashku
me qepën.

2. Pasi të ketë marrë ngjyrë hedhim erëzat dhe rregullojmë me kripë e piper.

3. Në fund shtojmë birrën, ulim zjarrin dhe e lëmë pulën të gatuhet në zjarr të ngadaltë, pa shtuar fare ujë. Nëse konsiderohet e nevojshme mund të shtojmë pak birrë akoma.

4. Shërbejeni pulën me pure ose pilaf.

No comments:

Post a Comment