Sunday, October 16, 2011
Fileta pule me gjizë dhe kungulleshka
Për 4 persona nevojiten:* 4 fileta gjoksi pule
* 150 gr. gjizë të freskë
* 4 kungulleshka
* 2 të bardha veze
* 4 lugë supe erëza të freskëta të përziera (majdanoz, kopër, borzilok, dhiozmë, rozmarinë)
* 2 lugë supe vaj ulliri
* kripë, piper
Përgatitja
1. I shtypim filetat me petës që të hapen e të hollohen.
2. Përziejmë erëzat me gjizën dhe të bardhat e vezëve. Shtrojmë filetat mbi mem brana të veçanta plastmase, i rregulloj më me kripë e piper dhe hedhim nga lart mbushjen. I mbështjellim veç e veç në formë roleje, duke mbështjellë njëkohësisht edhe anët e membranave plastike, si letra karamelesh.
3. Hedhim ujë në një tenxhere dhe sapo të fillojë të marrë valë, hedhim brenda roletë e pulës. I ziejmë për rreth 20 min. dhe në vazhdim i nxjerrim nga tenxherja. I shpojmë anash me një thikë që t'u dalin lëngjet dhe i lëmë të ftohen lehtësisht.
4. Ndërkohë presim kungulleshkat dhe i kaurdisim lehtë në vaj ulliri, u hedhim kripë e piper dhe i spërkatim me borzilok të grirë. Shërbejmë roletë të prera në feta të holla e të shoqëruara me kungulleshkat. Mund t'i shoqërojmë gjithashtu edhe me makarona ose pilaf.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment