Sunday, September 25, 2011

Sardele me djathë dhe me kungulleshka


Nevojiten (për 4 persona):
* 800 g peshk sardele
* 4 lugë djathë parmëzën i renduar
* thërrmija buke
* 3 kungulleshka
* 80 g ullinj të zinj pa fara
* 2 thelpinj hudhër
* majdanoz
* 1 spec i kuq, vaj ulliri, kripë

Përgatitja:
Peshqit pastrohen. Gjysma e tyre radhiten në tepsi të rrumbullakët, të yndyrosur dhe të përmiellur, me pak parmëzën.
Kungulleshkat pastrohen dhe priten në kube, fërgohen 10-15 minuta me 4 lugë vaj si dhe me ullinj të prerë, me hudhër, majdanoz, lisën dhe me spec. Kripen dhe lihen që të ftohen pak. Kësaj mase i shtohen 4 lugë thërrmija buke dhe pjesa tjetër e djathit parmëzën.
Kjo masë u qitet sipër peshqve në tepsi dhe mbi të radhiten peshqit e tjerë. Sipër tyre hidhet pjesa e mbetur e thërrmijave të tjera, pak vaj dhe tepsia futet në furrë të nxehur në 180 shkallë C, piqet 15 minuta.

No comments:

Post a Comment