Sunday, September 25, 2011

Kaurma me presh


Për 4 persona
* 600 gr tul lope
* 3 dorëza presh
* 1 spec jeshil djegës
* 2 karota
* 4-5 gjethe dafine
* 2 rrënje selinoje
* 1 lugë piper i kuq
* 1 lugë salcë domatesh
* 60 gr gjalpë
* 1 kokë qepë
* 150 ml verë e bardhë
* vaj, kripë dhe piper i zi

Përgatitja:
Karotat i presim në kube, preshin e presim në gjysmërrathë, rrënjën e selinos e presim në rrathë dhe specin e presim në copë të imëta. E grijmë qepën. Edhe mishin e presim në kube.
Në tenxhere në zjarr hedhim gjalpë dhe në të e skuqim qepën e grirë. Pasi zbutet qepa, në tenxhere i shtojmë karotat e prera, rrënjën e selinos, preshin dhe specin djegës. Shtojmë një lugë salcë domatesh, piperin e kuq dhe gjethet e dafinës. Hedhim kripë dhe piper të zi. Në tenxhere i shtojmë copët e mishit. Në fund, në tenxhere e shtojmë verën e bardhë.
Tenxheren e mbulojmë me kapak dhe e lëmë përmbajtjen të ziejë në zjarr të dobët 1 orë.
Marrim nga gjella dhe vëmë në pjatën për servirje. E servirim edhe orizin e zier.
Zbukurojmë me degë majdanozi dhe me kopër. Zbukurimin e përfundojmë me feta domateje sipër orizit.

1 comment: