Friday, January 14, 2011

Paçe Koke

 Për 4 vetë duhen:

- 1 kokë
- gjalpë ose vaj 1 filxhan kafeje
- miell 1 luge kafeje
- spec djegës 1/2 luge kafeje
- kripë, piper
- uthull 2-3 lugë
- hudhra 4-5 thelpinj
- 1 qepë
- karrota 2-3 copë
- selino, majdanoz

Gatimi:

Pasi pastrohet, koka vendoset në tenxhere, mbulohet me ujë të ftohtë dhe vihet ne zjarr. Kur të ketë marrë vale i hiqet shkuma dhe lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë, duke i hedhur qepë karrota, selino, kripë, piper, dafinë majdanoz.

Lihen derisa të jenë zier mirë d.m.th. kur mishi të ndahet lehtë nga kocka. Kullohet, qërohet mishi nga kockat dhe pritet në copa të vogla kubike. Në një tenxhere hidhet yndyrë, pak salcë dhe lëngu i marrë nga zierja e kokës. Kur lëngu të ketë marrë valë, shtohet mishi i zier, pak spec i kuq dhe lihen të ziejnë në zjarr te ngadalte edhe per disa minuta, shtohet kripë dhe piper i zi.Në fund paçes i hidhen hudhra të shtypura me uthull.

No comments:

Post a Comment